![Haradinaj e uron Arba Kokalarin](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2019/09/AFD20C87-BC53-4939-8622-876B9B031387.jpeg)
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka uruar Arba Kokalarin, shqiptaren e parë që u zgjodh sot zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP).
Postimi i Haradinajt në Facebook:
“Urime të përzemërta për Arba Kokalarin, shqiptaren e parë që u zgjodh sot Zëvendës-Presidente e Parlamentit Europian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP).
Nuk ka nder e mburrje më të madhe për Kosovën sesa përjetimi i arritjeve kulmore e meritore të brezit të ri të shqiptarëve në botë.
Të priftë e mbara, Arba!”, ka shkruar Haradinaj.