970×90
970×90
970×90
970×90

Hoxhaj: Kemi bërë gabim në zgjedhjet e vitit 2014, kësaj radhe kandidati për kryeministër është kryetari i PDK-së

Hoxhaj: Kemi bërë gabim në zgjedhjet e vitit 2014, kësaj radhe kandidati për kryeministër është kryetari i PDK-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në emisionin Pressing ka thënë se subjekti nga i cili vjen ai është më i madhi në Kosovë dhe i tillë do të jetë edhe më 6 tetor.

“Në jemi subjekti ma i madh politik në Kosovë dhe të tillë do të jemi edhe më 6 tetor.

Jemi parti që ka gjeografi nacionale që shtrihet në çdo fshat dhe lagje të qytetit të Kosovës, prej Shalës në Mitrovicë deri në Sharr në Dragash.

Edhe në 2014 ka pas pretendime që PDK s’do të jetë ku pretendonim, edhe kësaj radhe do të jemi me fitore të pastër.

Ekipi që është përreth zotëri Veseli dhe programin që e kem e bën PDK-në më garuese në zgjedhje”, ka thënë Hoxhaj, përcjellë Indeksonline.

Ai tutje ka shtuar se në listën e kandidatëve për deputet PDK ka shumë figura të reja, nga të giitha rajonet e vendit, e të cilët do të sjellin risi. Derisa pranoi se në zgjedhjet e vitit 2014 ka pasur gabim nga ana e tyre, çka se këtë vit kanë vendosur që kandidatin për kryeministër ta kenë pikërisht ata.

“68 kandidat për herë të parë që janë në listë të PDK-së për deputetë nga të gjitha komunat dhe profesionet, që do të sjellin risi. Ekipi që është Veselit do të jetë ekip që do ta sigurojë fitoren dhe një cilësi të re.

Kem ba një gabim strategjik në 2014  kur vendosëm që për mandatar ta caktojmë dikënd tjetër dhe jo kryetarin e PDK-së. Jemi parti që mobilizohet kur kryetari i partisë është edhe konditat për kryeministër”.

Ndërsa Hoxhaj tha se që nga 2014 Kosova është në një lloj udhëkryqi politik në shumë drejtime të jetës./

Related posts