Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli duket të jetë mjaftë i zënë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Veseli përveç se po drejton seancën e jashtëzakonshme të demarkacionit, seancë kjo që ka mbetur pa u kryer qe tri vite, po merret edhe me çështje të tjera. Veseli posa i ka dhënë fjalët deputetes së PDK-së, Luljeta Veselaj – Gutaj është parë duke biseduar me Xhavit Halitin, nënkryetarin e kuvendit.
Veseli gjatë kësaj seancë është parë mjaftë i zënë edhe me telefonin e tij teksa është parë edhe i disponuar.Po ashtu gjatë seancës, Veseli është parë me një zarf në dorë që me gjasë, në zarf mund ta ketë pasur listën e deputetëve të cilët kanë kërkuar fjalën.