970×90
970×90

A po i frikësohet rrëzimit të Qeverisë Kryeministri Haradinaj?

A po i frikësohet rrëzimit të Qeverisë Kryeministri Haradinaj?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se nuk e ka problem të rrëzohet nga Qeveria, pasi atë e ka provuar edhe në të kaluarën.“Ka që janë rrëzuar (nga qeveria) e kanë shkuar në shpi, unë jam rrëzuar edhe kam ardhur përsëri”, ka pohuar Haradinaj, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës për Demarkacionin.“Të rrëzohesh nga qeveria e të shkosh atje (në Hagë), është më vështirë se të rrëzohesh e të shkosh në shtëpi”.
“Historia e këtij ligji në jetën tonë parlamentare dhe politike nuk ka nevojë të shpjegohet, pasi të gjithë e dimë, gjithashtu rrugëtimin e këtij procesi. Sa i përket pikëpamjeve të mia derisa kam qenë në opozitë kam shfrytëzuar instrumentet opozitarë për ta shprehur pikëpamjen tonë. Protesta, peticioni dhe instrumentet ë tejra që i ka demokracia. Tash pikëpamjes tonë i shërbejnë instrumentet qeverisës”, deklaroi Haradinaj.
LAJME
A po i frikësohet rrëzimit të Qeverisë Kryeministri Haradinaj?
13 orë më parë
nga:Gazeta Blic
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se nuk e ka problem të rrëzohet nga Qeveria, pasi atë e ka provuar edhe në të kaluarën.“Ka që janë rrëzuar (nga qeveria) e kanë shkuar në shpi, unë jam rrëzuar edhe kam ardhur përsëri”, ka pohuar Haradinaj, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës për Demarkacionin.“Të rrëzohesh nga qeveria e të shkosh atje (në Hagë), është më vështirë se të rrëzohesh e të shkosh në shtëpi”.
“Historia e këtij ligji në jetën tonë parlamentare dhe politike nuk ka nevojë të shpjegohet, pasi të gjithë e dimë, gjithashtu rrugëtimin e këtij procesi. Sa i përket pikëpamjeve të mia derisa kam qenë në opozitë kam shfrytëzuar instrumentet opozitarë për ta shprehur pikëpamjen tonë. Protesta, peticioni dhe instrumentet ë tejra që i ka demokracia. Tash pikëpamjes tonë i shërbejnë instrumentet qeverisës”, deklaroi Haradinaj.Ai ka shtuar se është i vetëdijshëm se “korrigjimi s’do të jetë proces i lehtë”.“Por, është një moment bukur i ndjeshëm – s’është në pyetje vetëm liberalizimi i vizave. Të gjitha proceset e Kosovës janë në moment bukur të vështirë”.

Related posts