Grupi i Deputetëve të Pavarur, që janë deputetët e ndarë rishtazi nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk do ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi.
12 deputetë nuk e votojnë këtë projektligj pasi që nuk pajtohen me marrëveshjen ka thënë në emër të 12 deputetëve të GDP-së, Visar Ymeri.
Ymeri i ka bërë një përmbledhje kompleksitetit dhe absurditetit, sipas tij, që e përcjellë këtë projektligj.
“Kushdo që mendon se kjo marrëveshje tash duhet të votohet për arsye të ndryshme duhet të tregoj se Kosova do t’i humb ato hektarë. Grupi jonë nuk e voton këtë marrëveshje sepse ne jemi kundër disa fenomeneve që janë të materializuara dhe te negociuara në këtë marrëveshje”, tha ai.
“Nga njëra anë është marrëveshja e nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Skënder Hyseni në vitin 2015. Dhe kemi raportin e Komisionit të ri shtetëror që konstaton se marrëveshja paraprake është e gabuar dhe se komisioni shtetëror i mëparshëm e ka kaluar mandatin. Gjithashtu kemi një marrëveshje ndërmjet dy presidentëve”, ka thënë ndër tjerash Ymeri.