
Një person, në kushte anonime, ka rrëfyer për psikologen e ‘The Sun’ situatën e sikletshme që pati me gruan e tij.
Ndiqeni rrëfimin e plotë të tij:
“Pasi gruaja më zuri duke bërë seks me komshiken, ajo nuk më lë as të dalë e të hedh plehra.
Që të dy jemi në moshën 37-vjeçare dhe kemi dy vajza. Jetesa jonë seksuale është shuar që nga lindja e vajzës më të re. Kjo gjë po shkakton konflikte të shpeshta ndërmjet meje dhe saj.
Për nga profesioni jam IT. Një grua e re sapo është vendosur në lagje dhe ka probleme të vazhdueshme me rrjet. Kësisoj, ajo më thirri që t’ia rregulloj një problem të tillë.
Kur më thirri, ajo më tërhoqi seksualisht me pamjen e saj. Pasi u futa në shtëpi, më dha një gotë verë për të pirë.
Sidoqoftë, arrita t’ia rikthejë në normalitet rrjetin. Ajo tentoi të më jepte para, megjithatë unë nuk ia mora.
Pas kësaj, ajo filloi të më puthte në qafë dhe sapo ktheva kokën, buzët tona u prekën nga pak.
Nga kjo, ajo më tërhoqi për këmishe dhe më çoi për në shtrat, ku bëmë seks fantastik.
Fatkeqësia e gjithë kësaj ngjarjeje ishte se përgjatë seksit, më kishte rënë telefoni dhe nuk e kisha dëgjuar. Kjo bëri që gruas t’i lindin dyshime. Fajësinë e pranova pas disa javësh.
Ajo nuk më lë të dalë as tek koshi i plehrave, e lere më të dalë me shokët”.