Çifti fitues i “Big Brother 9” Daniel dhe Fotini mund të jetë duke pësuar një krizë në marrëdhënie.
Ata u martuan një vit më parë live në emision, ndërsa është aluduar jo pak herë për një ndarje të mundshme të tyre.
Pas daljes nga shtëpia çifti vijoi të ishte shumë aktiv në rrjetet sociale duke publikuar herë pas here foto dhe video nga aktiviteti i tyre i përditshëm. Mirëpo kohët e fundit ka ndodhur diçka me profilin e tyre në Instagram që ka ngjallur dyshimet për një ndarje të mundshme. Kjo pasi faqja e Instagramit që ata të dy kishin “La Fo Da” nuk është më aktive.
Çifti i cili pritej të bënte dasmën këtë verë nuk ka njoftuar më për përgatitjet apo për ecurinë e marrëdhënies, prandaj të gjitha këto të bëjnë të mendosh se ata mund të shkojnë drejt divorcit.
Edhe më herët është folur njëherë për ndarjen e tyre, por dy fituesit e Big Brother e përgënjeshtruan lajmin.