Deputeti potencial i Partisë Demokratike të Kosovës, për legjislaturën e ardhëshme, Ramë Vataj, ka uruar të sapoaderuarit në PDK dhe kryetarin e saj, Kadri Veseli, transmeton gazetaprojekti.com.
Ai ka shkruar se Veselit po i bashkohen ata që besojnë në shtetin e Kosovës.
Statusi i plotë nga Ramë Vataj në “Facebook”
Vizionit të Kadri Veselit dhe PDK-së po i bashkohen edhe shumë aktivist dhe themelues të partive tjera në Kosovë, për ta ndërtuar bashkarisht të ardhmen për secilin dhe shtetin.
Shtetin e Kosovës nuk mund ta ndërtojnë ata që nuk e njohin atë, ata që nuk e njohin as kustetuten dhe as flamurin e tij, për të cilin shtet, lideri ynë edhe i ka ftuar që ta bëjnë atë, fillimisht duke e çliruar atë.
#PDK112
#KadriVeseliKryeminister
#RamëVataj38