Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka përsëritur thirrjen e tij për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Delawie thotë se kjo është dëshira e të rinjve dhe deputetët kanë për detyrë t’i dëgjojnë ata.
Delawie ka qenë shumë i angazhuar që t’i bind deputetët e Kosovës sa e rëndësishme është të ratifikohet Demarkacioni dhe të liberalizohen vizat.
“Raporti i KDI-së na thotë se të rinjtë duan progres në punësim dhe liberalizim të vizave. Deputetët e Kuvnedit të Kosovës duhet ta kalojnë tani marrëveshjen e Demarkacionit dhe të tregojnë se janë duke i dëgjuar këto shqetësime serioze”, ka shkruar Delawie në Twitter.
Demarkacioni pritet të dalë sot në Kuvendin e Kosovës për votim, ndërsa akoma nuk dihet nëse janë siguruar 80 vota. Kjo është hera e katërt që po provohet ratifikimi i tij.