Anton Quni nga LDK, sonte në Debat Plus, duke komentuar faktin që Time Kadriaj e AAK’së gjendet në listën e veteranëve të rremë, ka thënë se shumë luftëarë janë gjallë falë saj.
‘’Shumë luftëëtarë janë gjallë falë ndihmës së Time Kadriajt, U dasht me rreziku, për me ua shpëtu jetën. Shumë njerëz që gjenden në listën e veteranëve të rremë kanë vepru në breshërinë e automatikëve, kjo tregon se prokurori nuk ka pasë njohuri për me kriju vlerësim dhe me i bë dallimet dhe me i vlerësu veteranët’’, tha Quni.
Quni tutje ka thënë se Prokuroria nuk ka arritur të identifikojë të gjithë veteranët e rremë.
‘’Numri i vërtetë i veteranëve luftëtarë do të duhej të ishte diku 15 mijë. Të tjerët, vetarënë që nuk i takojnë kësaj kategorie, por dy kategorive tjera. Nëse kërkojmë adresën e bastardimit të kësaj situate. Problemet fillojjnë që në legjislacion. Komandatët kanë përdorur standard të ndryshme rreth definicionit. Pastaj ndikime politike, dhe në fund mungesa e ekspertizës për gjithë veranët e rremë. Por aty gjenden edhe veteran që e meritojnë atë status’’/