Anëtari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, e ka ndalu ta përfundojë fjalën e tij anëtarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hotin.
Molliqaj, e ka ndërprerë Hotin, dhe e ka pyetur se a ka korrupsion në Kosovës.
Hoti, ka kërkuar nga ai që ta lejojë ta përfundojë fjalinë, mirëpo kjo ishte përgjigja e Molliqajt.
“Nuk muj me t’lon me fol çka donë. Përgjigju a ka korrupsion në Kosovës”, i ka thënë Molliqaj.
Hoti, ia ka kthyer duke i thënë që nuk i përgjigjet sepse nuk dëshiron të përgjigjet në pyetjet e tij, edhe pse më pastaj i është përgjigjur në disa pyetje Molliqajt./