970×90
970×90
970×90
970×90

Ramiz Kelmendi, nuk e voton demarkacionin

Ramiz Kelmendi, nuk e voton demarkacionin

Pretendimet e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, se deputetët e kësaj partie do të jenë unik me votën “pro” demarkacionit, i ka hedhur poshtë Ramiz Kelmendi deputet i kësaj partie. Ky i fundit ka vendosur që të mos e votojë këtë marrëveshje, madje ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë as në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion.Një gjë të tillë Kelmendi e ka bërë të ditur mbrëmë në emisionin “DPT të Fidani”, ku tha se ka pasur edhe kërcënime në familje nëse ai e voton këtë marrëveshje.“Kam pasur edhe kërcënime personale, ndaj anëtarëve të familjes. I kanë çuar për të më thënë, edhe anëtarëve të familjes, se nëse babai yt voton demarkacionin, ki parasysh ku do të jesh ti”,tha Kelmendi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Tuitje Kelmendi ka shtuar se në seancën e sotme të Kuvendit, për Demarkacionin, ai nuk do të marrë pjesë.“Nuk do të marr pjesë në seancën e nesërme, për arsye shëndetësore”, ka thënë Kelmendi, në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.
“Kam tretman shëndetësor, në kohën kur fillon seanca”, është shprehur ai.

Related posts