
Kombëtarja e Kosovës po kalon në momentet më të mira të saj, që kur është pranuar zyrtarisht në garat ndërkombëtare.
Ardhja e selektorit Bernard Challandes në krye të stolit ka ndërruar fytyrën e skuadrës Dardane, e cila tashmë nuk njeh humbje për 15 ndeshje radhazi.
Kjo ecuri e jashtëzakonshme kishte nisur në ndeshjen kundër Letonisë, kur atë ndeshje kombëtarja u udhëhoq nga Muharrem Sahiti, dhe golin e fitores shënonte Besar Halimi, shkruan lajmi.net.
Që nga ajo kohë, Kosova ka garuar edhe në Ligën e Kombeve, ka luajtur miqësore, si dhe është paraqitur në kualifikimet e Euro 2020, dhe nuk ka pësuar asnjë humbje.
Dardanët kanë mposhtur kombëtare si Madagaskari, Burkina Faso, Shqipëria, Azerbajxhani, Ishujt Faroe, Malta, e Bullgaria, kurse kanë luajtur baras me Malin e Zi, Danimarkën.
Kjo ecuri mund të prishet në udhëtimin që lojtarët e Challandes do ta kenë në Angli, më 10 shtator./Lajmi.net/