970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Kosnett përgëzon Prokurorinë e Prishtinës pas ngritjes së aktakuzave ndaj Milaim Zekës e Shkumbin Demaliajt

Kosnett përgëzon Prokurorinë e Prishtinës pas ngritjes së aktakuzave ndaj Milaim Zekës e Shkumbin Demaliajt


Ambasadori Kosnett ka thënë se është e papranueshme që në demokraci të kërcënohen ose të paralajmërohet hakmarrje ndaj sistemit gjyqësor, dëshmitarëve, prokurorëve, palës mbrojtëse, gjyqtarëve e policisë, shkruan lajmi.net.

“ Punë e mirë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, për ngritjen e  aktakuzave ndaj dy ish-deputetëve si të dyshuar për kërcënime ndaj prokurorëve. Kërcënimet apo hakmarrja ndaj kujtdo në sistemin gjyqësor, dëshmitarëve, prokurorëve, palës mbrojtëse, gjyqtarëve e policisë, është e pa pranushme në demokraci”, ka shkruar Kosnett.

Lajmin për ngritjen e këtyre aktakuzave e kishte konfirmuar dje për  “Betimi për Drejtësi”, zyra për informim e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, përmes një përgjigje me shkrim. /Lajmi.net/18:27 | 09/06/2019

Related posts