Një vajzë 18-vjeçare indiane është vrarë nga celulari i saj, pasi pajisja shpërtheu ndërkohë që ajo ishte duke folur.
Uma Oram e kishte telefonin në karikim kur po fliste me një të afërm kur ndodhi tragjedia në Odisha.
Adoleshentja pësoi dëmtime të rënda në kokë, gjoks dhe këmbë. Ajo mbërriti e vdekur në spital.
Fotot e telefonit që ka shpërthyer tregojnë se bëhet fjalë për një Nokia 5233, i dalë në treg në vitin 2010.