
Gazetari kontraverz i emisionit “Prive”, Vlorijan Halili, ka sjell disa imazhe shumë mbreslënëse nga pushimet të cilat po i kalon në Jordani, saktësisht në vendin Petra.
Përmes këtyre imazheve, njeriu i Show-Bizit ka tejkaluar të gjitha parashikimet, dhe përtej kësaj, ai në mënyrë artistike na sjell vendin fantastik me pamjet të cilat ti kujtojnë filmat më të mirë të Holliwoodit, pra Petran antike të Jordanisë, përmes profilit të tij në Instagram.
Ndryshe qyteti Petra, njihet edhe si qyteti i gurtë, është ndërtuar katër shekuj para Krishtit dhe për pesë shekuj ishte kryeqyteti i Nabatejëve, ndërsa në shekullin e 13-të u bë qytet i braktisur dhe i harruar.
Pas shumë shekujsh harresë përsëri në shekullin e 19-të e ka zbuluar zvicerani Johann Burckhardt. Pra, bëhet fjalë për një vend historik që ndodhet në jug të Jordanisë dhe në afërsi të qytetit-port të rëndësishëm jordanez Akabea
