970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj: Ish-partnerët e koalicionit nuk e pritën që ua lë letrat në dorë

Haradinaj: Ish-partnerët e koalicionit nuk e pritën që ua lë letrat në dorë


Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë pritur që ai do të tërhiqet nga pozicionet për taksën dhe ndarjen pas ftesës nga Specialja.
Haradinaj ka hedhur akuza të rënda ndaj spektrit politikë të Kosovës për Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se askush nga politika nuk i ka pritur veprimet e tij pas ftesës nga Spacialja.
“Ata kanë pasur një skenar se kur të më vjen mua ftesa, unë do të kërkoj çare gjithkund për të shpëtuar kokën time dhe nga të mundem dhe të kërkoj adresë për të shpëtuar. Duke kërkuar atë zgjidhje unë ose do të kisha pranuar ndarjen ose të largoj taksën, ja diçka tjetër. Askush nga ta nuk e ka pritur se ua lë letrat në dorë. Të ju them faleminderit shumë. Dorëheqje! Shkojmë në zgjedhje”, ka treguar Haradinaj në RTV Dukagjini.

I pari i AAK-së thotë se ka llogaritur vetëm te populli prandaj atyre u ka kthyer mandatin.
“Besimin e kam te populli. Nëse populli ma jep besimin e ndërtoj qeverinë. Nuk kam më besim te politika dhe kolegët e mi sepse këtyre ua kam prishur letrat”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se janë mbi 100 punë që janë kryer për të mirën e qytetarëve të Kosovës, e të cilat kanë pasur ndikim direkt në jetën e qytetarëve.
Veç tjerash, Haradinaj ka përmendur Ligjin për Trepçën, Formimin e Ushtrisë, Taksën 100%, Ndaljen e lojërave të fatit, investim në zhvillim ekonomik e shumë të tjera.

Related posts