Javë më parë mediat shqiptare filluan të flasin për një ndarje të mundshme mes çiftit Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kjo për shkak ‘kinse’ këngëtari nuk ishte i pajtimit që moderatorja të dal edhe një herë para ekraneve televizive, shkruan lajmi.net.
Tani me një postim të bërë bukuroshja ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet e javëve të fundit.
Ajo ka ndarë një imazh në Instagram bashkë me burrin e saj dhe duket mjaft e lumtur në prehrin e bashkëshortit.
Sa i përket projekteve televizive mbetet të shihet nëse Marina do prezantoj ndonjë program këtë sezon.