970×90
970×90
970×90
970×90

Zemaj: Bahkohuni me ekipin e njerëzve të arsimuar për një arsim cilësor

Zemaj: Bahkohuni me ekipin e  njerëzve të arsimuar për një arsim cilësor



Armend Zemaj, njëri prej deputetëve nga radhët e LDK-së, përmes një statusi në profilin zyrtar në “Facebook, ka uruar të gjithë nxënësit për një fillim të mbar të vitit shkollor, shkruan gazetaprojekti. Ai, me rastin e këtij fillim viti, ka edhe një porosi për të gjithë ata që duan arsim cilësor.

Shkrimi i plotë i Zemajt:

Arsimimi i mirfilltë siguron të gjitha të mirat tjera: punësimin, zhvillimin ekonomik si dhe të ardhme të ndritur për vendin. 

Gjendjen momentale të vendin në këtë sektor duhet ndryshuar urgjent. Dy vite na udhëhoqen ata që arsimin nuk e kishin prioritet as për vete, shkaktuan regres dhe dëmtuan pjesën vitale te shoqërisë, shkollat dhe universitetet tentuan ti kthejnë në prona private.

Sot në ditën e parë të vitit të ri shkollorë, duke uruar sukseset më të mira për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit u bëj thirrje që të bashkohen dhe përkrahin ekipin e njerëzve të arsimuar, ekipin e shpresës dhe të ia lëmë të kaluarës dy vitet e këqija për arsimin dhe Kosovën…

Suksese dhe paçi fat!

Related posts