970×90
970×90
970×90
970×90

Milioner por i çon fëmijet në shkollë publike

Milioner por i çon fëmijet në shkollë publike

Nxënës nga e gjithë Kosova, sot kanë filluar vitin e ri shkollor, ndër ta edhe fëmijët e Ministrit të Jashtëm në Detyrë, Behgjet Pacolli. Ky i fundit ndonëse shumë i pasur, ndryshe nga Haradinaj fëmijët i dërgon në shkolla publike


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se fëmijët e tij po shkollohet në shkolla publike, e jo siç preferojnë të tjerët.

“Si për shumë fëmijë të tjerë, sot është fillimi i shkollës edhe për fëmijët e mi, të cilët janë duke u shkolluar në shkolla publike e jo në ato private siç preferojnë të tjerët. Unë u kam mësuar atyre që të gjithë njerëzit janë njësoj. I uroj të gjithë fëmijëve dhe të rinjëve një vit të suksesshëm arsimor”, ka shkruar ai në Facebook. 

Pacolli me sa duket këto fjalë ia ka adresuar Kryeministrit në Detyrë, Ramush Haradinaj, i cili sot bëri të ditur se djali i tij ka filluar shkollimin në një shkollë private në Prizren.

Bëhet fjalë për shkollën ‘Loyola’, për të cilën Haradinaj edhe kishte ndarë shuma të majme parash, para një viti.

Qeveria e Kosovës në vitin 2018, në muajin tetor, kishte vendosur ta mbështesë me hiç më pak se me 659 mijë euro, vendim ky që ishte nënshkruar nga vetë Haradinaj, të cilin e gjeni më poshtë./gazetametro.net

Related posts