970×90
970×90
970×90
970×90

Haradinaj ia dha 658 mijë euro Gjimnazit ku shkollohet djali i tij

Haradinaj ia dha 658 mijë euro Gjimnazit ku shkollohet djali i tij


Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj, sot  ka dërguar djalin e tij Gjinin në shkollë. Në një postim në faqen e tij në Facebook, kryeministri Haradinaj ka treguar se Gjini sot është bërë pjesë e Gjimnazit Loyola,  Gjimnaz ky i cili vitine kaluar ka përfituar rreth 700 mijë euro nga Qeveria e Kosovës.

“Në ditën e parë të shkollës për këtë vit, krah Gjinit, i cili po e nisë një etapë të re të edukimit në Gjimnazin “Loyola”’ ka shkruajtur Haradinaj.

Ndërkohë që para një viti, në mbledhjen e mbajtur me 2 tetor 2018, Qeveria e Kosovës në krye me Ramush Haradinaj , kishte  marrë vendim që t’i ndajë 658,858.544 mijë euro Gjimnazit Loyola.

Në vendimi e siguruar nga Front Online në piken 1 thuhet se është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për ndarjen e mjeteve financiare për, Gjimnazin Loyola”, për rimbursimin e pagave për vitin 2018 në shumë prej 308,858.54 euro ( treqind e tetëmijë e treqind de pesëdhjetë e tetë euro e pesëdhjetë e katër cent).

Ndërsa në piken dy të vendimit thuhet se 350,000 (treqind e pesëdhjetëmijë) euro do t’ë ndahen për themelimin dhe funksionalizimin e shkollës së lartë profesionale me sistem tre vjeçar më planprogram të shkollave profesionale në Gjermani “ Loyola Profesiona;”..

Mjetet e ndarja nga pika 1 dhe 2 e vendimit kapin vlerën në total 658,858,54 euro .

Mjetet e ndara për këtë shkollë do të ndahen nga Ministria e Financave, nën programin Kontigjencat në Ministrinë e Financa ve me kod 28900 nga kategoria e shpenzimeve subvencioneve dhe transferove dhe transferohen në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nën programin Administrata Qendrore me kod 11302 nënë kategorinë e shpenzimeve subvencioneve dhe transferove.

Related posts