970×90
970×90
970×90
970×90

Zgjidhet problemi i thirrjeve nga Finlanda në Kosovë

Zgjidhet problemi i thirrjeve nga Finlanda në Kosovë

Më në fund është zgjidhur problemi i thirrjeve nga Finlanda në Kosovë. Konfirmimin nga agjencia për dhënien e licensave tek operatorët në Finlandë (Viestintävirasto) e kanë bërë tek portali www.gjiganti.com. Në pyetjet që janë parashtruar këtij institucioni javën e kaluar nga Faton Krasniqi rreth rastit me Kosovën është thënë se operatorët nuk kanë kufizime në vendosjen e çmimeve por ata janë të detyruara që çmimet për të gjitha thirrjet ti bëjnë publike.

Pas premtimeve të kësaj agjencie se do kontaktojnë me operatorët e Finlandës rreth kësaj çështje, sot është konfirmuar rregullimi i këtij problemi dhe se Telia në webfaqen zyrtare ka rifreskuar çmimet ku thirrjet për në Kosovë tek kodi i ri +383 kushtojnë 1,62 € në minutë apo nga lidhja me 990 kushton 1,69 €/min ndërsa DNA ka thënë se edhe nga ne çmimet janë standarde por ende nuk kanë rifreskuar në webfaqen zyrtare. Sa i përket operatorit Elisa, pritet që këto ditë të bëjë konfirmimin rreth çmimeve të sakta për thirrjet në Kosovë.

Related posts