970×90
970×90

Vuçiq pas therjes së 17-vjeçarit: E dija se hapja e Urës së Ibrit është e rrezikshme

Vuçiq pas therjes së 17-vjeçarit: E dija se hapja e Urës së Ibrit është e rrezikshme


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas therjes me thikë të 17-vjeçarit serb në Urën e Ibrit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas therjes me thikë të 17-vjeçarit serb në Urën e Ibrit, duke thënë se e ka ditur që hapja e kësaj ure do të sillte rrezik.

Në një intervistë për “Tv Pink”, Vuçiq ka thënë se në bazë të informatave që i ka, 17-vjeçari është plagosur në ije dhe është operuar, transmeton lajmi.net.

Por edhe këtij rasti, Vuçiq i ka dhënë konotacion politik, duke thënë se e ka ditur qysh në fillim se hapja e Urës së Ibrit do të sillte rreziqe.

Lexo edhe: 

“Sulmi ndaj një të mituri serb në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës tregoi se sa e rrezikshme ishte hapja e Urës së Ibrit”, theksoi Vuçiq.

Sipas tij, janë thjeshtë vetëm nëntë kilometra katrorë dhe jo nëntë milionë kilometra

“Janë gjëra të këqija dhe lajme të këqija, ne kemi luftuar kundër tij gjatë gjithë kohës, kjo është arsyeja pse unë thashë se sa e rrezikshme është të hapësh Urën e Ibrit, sepse dëshira e shqiptarëve është në veri të Kosovës dhe Rruga Mbreti Petar në Kosovë” tha Vuçiq.

Ai po ashtu ka thënë se edhe më tutje populli serb vazhdon ta ketë të vështirë mbjetesën në Kosovë.

Sipas tij, 17-vjeçari është joshur nga shqiptarët mirëpo, autoritetet serbe do të presin hetimet e këtij rasti.

“Djali është joshur nga një grup më i madh i shqiptarëve, por le të presim rezultatet e hetimit”, theksoi Vuçiq. /

Related posts