970×90
970×90
970×90
970×90

Cari i ri

Cari i ri

Nga Bernard Guetta

Tre dekada pas revolucionit të saj, Franca hyri në fazën e rindërtimit. Një fazë të ngjashme tranzicioni po kalon sot Rusia e Putinit, ende në gjendje shoku pas kalimit në kapitalizëm, prej fundit të perandorisë së saj si dhe përmbysjet, që erdhën me të njëjtën shpejtësi, si agimi i komunizmit në vitin 1917, apo fundi i “ancien régime” në Francë.

27 vjet më parë, udhëheqësit sovjetikë më konservatorë i mbërtheu paniku, të bindur se pa një ndërhyrje të menjëhershme, liritë politike që prezantoi Mikhail Gorbaçovi do ta kishin fundosur komunizmin. Kishin të drejtë, sepse babai i perestrojkës kishte tentuar ta shpëtonte Rusinë nga shembja e një sistemi në agoni, duke e demokratizuar me një seri reformash.

Konservatorët u përpoqën ta përmbysnin Gorbaçovin në gusht të vitit 1991, por dështuan sepse vendi kishte dalë tashmë nga komunizmi. Megjithatë, Gorbaçovi ishte dobësuar kaq shumë nga manovra që në dhjetor, presidenti i Federatës ruse Boris Jelsin, bëri me mbështetjen e presidentit ukrainas dhe atij bjellorus.

Cari i ri

Në këtë mënyrë, jelsini kishte realizuar projektin e tij për të hyrë në Kremlin. Brenda një nate, pasi kishte humbur Evropën qendrore, Rusia humbi perandorinë që kishin ndërtuar carët. Pak muaj më vonë, pronësia kolektive e Bashkimit Sovjetik kaloi në duart e baronëve-banditë, që e ndanë me justifikimin e privatizimeve, duke blerë mbështetjen e carit të ri.

Inflacioni zhyti në mjerim pensionistët. Pasuri të mëdha u krijuan përmes zhvatjes. Pasi kish qenë në të njëjtin nivel me amerikanët, tashmë Rusia ishte zhdukur nga skena ndërkombëtare.

Kur kjo dekadencë brutale i rraskapiti rusët, të detyruar të duronin mjerimin e një presidenti të alkoolizuar, sipërmarrësit dhe forcat e sigurisë (përfaqësues të dy fuqive të mëdha ruse) ngjitën në fron një spiun të ri në moshë, Vladimir Putinin, që diti të bëjë të harrohet afërsia e tij me Boris Jelsinin, duke premtuar që të hakmerret ndaj hajdutëve dhe të zhdukte independentizmin çeçen.

Putini i pëlqente popullit, jepte siguri. Rritja e çmimit të naftës i lejoi të rrisë pensionet. Në ata vite lindi legjenda e Putinit, njeriu që dje rusët e rizgjodhën, jo sepse rindërtoi vendin (nuk e bëri), por sepse eleminoi çdo formë opozite.

Sot nuk ekziston më (ose nuk ekziston ende), asnjë alternativë ndaj tij. Pas një shekulli kaos të pandërprerë, rusët preferojnë vazhdimësinë dhe jo aventurën, aq më tepër që afirmimi i ri ndërkombëtar i vendit të tyre dhe rimarrja e Krimesë, kanë forcuar krenarinë e tyre kombëtare. Ashtu si Franca e rindërtimit, Rusia është në kërkim të vetvetes, në një iluzion me emrin Putin. / France Inter – Bota.al

Related posts