
Derisa kanë mbetur edhe tri ditë deri në fund të afatit të transferëve, Real Madridi ende ka shumë para për të shpenzuar
Struktura e mirë ekonomike dhe financiare, Los Blancos kanë në dispozicion 155 milionë euro për të bërë ndonjë blerje në treg.
Paul Pogba, i cili është synimi numër një i Zinedine Zidane si dhe Neymar që mbetet në radar të 13 herë kampionit të Neymar.
Ata kanë bërë shpesh biznes në momentet e fundit të një afati, ku ishin transferuar Ronaldo Nazario, Luka Modric dhe Gareth Bale.
Përfaqësuesit e Real Madridit për momentin janë duke finalizuar marrëveshjen që e dërgon Keylor Navasin në Paris Saint-Germain për 15 milionë euro plus huazimin e Alphonse Areola, i cili do të jetë zëvendësues i Thibaut Courtois në stadiumin Santiago Bernabeu.
Gjigantët spanjoll kanë në dispozicion deri 155 milionë euro, pas barazimit zhgënjyes vikendin e kaluar kundër Real Valladolid, kurse tifozët e Real Madridit presin transfere të reja.
Ka pasur bisedime në mes të Los Blancos dhe Manchester United për Pogban, megjithatë skuadra angleze e vlerëson francezin 200 milionë euro.
Një transfer për Neymar nuk duket se do të ndodh. Braziliani do ti kushtonte në total diku deri 500 milionë euro për shumën e transferit dhe pagat e tij për 5 vite.
Synimet tjera si Christian Eriksen dhe Donny van de Beek ende janë në tavolinë dhe mund të këtë lëvizje për ta pas ndeshjes se Villarreal të dielën.