970×90
970×90

Kadri Veseli tregon se si u njoftua me bashkëshorten e tij, Violetën

Kadri Veseli tregon se si u njoftua me bashkëshorten e tij, Violetën


I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është komentuar jo pak herë edhe për jetën e tij private.

Ai është prej vitesh i martuar me Violeta Veselin, profesoreshë në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, dhe së bashku kanë katër fëmijë.

Veseli ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “N’Konak”, prodhim i Infokus e që është transmetuar në RTV Dukagjini.

Në këtë intervistë, ai ka treguar për mënyrën se si erdhi deri te njoftimi me gruan e tij, që duket të ketë ndodhur në Prishtinë, ku ata edhe jetojnë aktualisht.

“Tani pas lufte, ish kon fati i tillë, unë banojsha në banesa private paslufte deri sa kom ardhë në këtë banesën në 2003 kom ardhë, gjithmonë kom banu me qera. Një ka qenë tek Ulpiana e bashkëshortja e kishte agjën aty, po ajo se ka ditë, në fakt unë e kam parë shumë herët, tani erdh momenti edhe me kontaktu, se u dufke kadal dal e kështu e deshti zoti tash i kemi katër fëmijë me Violetën, jam shumë i kënaqur me familjen”, ka thënë Kadri Veseli.

Mirëpo para se kjo të ndodhet, ai tha se jeta e vështirë gjatë luftës nuk i kishte dhënë hapësirë të mendonte për ta gjetur njeriun e jetës.

“Jeta jonë u kanë kjo e fatit të popullit tonë, edhe përbesë jo që skam mendu me u martu po as nuk kom pas vakt me u martu ma herët, nuk e dijshim a po shpëtojmë gjallë me e marrë në qaf edhe dikënd me pas afër vete, aq më tepër me la fëmijë thjeshtë i përjetshëm koftë kujtimi i të gjithë atyre që kanë ra dëshmorë kanë pas familje”, ka thënë tutje Veseli.

Related posts