Këshilltarja e kryeministrit Haradinaj, Meliza Haradinaj, thotë se obsesioni i VV-së për koalicion me çdo kusht me LDK tregon shumë për gjendjen alarmante në të cilën janë katandisur: në panik nga humbja dhe të frikësuar nga shpërfaqja e forcës së tyre të mbetur pas largimit të figurave kyçe të saj në PSD.
“Është për keqardhje se si VV ‘dorëzoi armët’ para LDK-së që, ndër tjera: nënshkroi Dodik Republikën (zajednicën), bëri Hashimin President e Kadrinë Kryeparlamentar, dhe zbrazi Kosovën për 2-3 muaj me mbi 200,000 qytetarë që migruan ilegalisht në vitin 2015. Dikush mbanë mend…”, ka thënë Haradinaj.