
Një kundërpërgjigjje i ka ardhur Ish – Kryeministrit të Kosovës, z, Ramush Haradinaj në lidhje me proklamimin e tij në fushatë me sloganin “100% shtet”. Ka qenë shefi i kabinetit të nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ai i cili përmes një statusi në Facebook ka reaguar për tërheqjen e njohjes nga shteti i Togo-së, dhe stagnimi diplomatik i qeverisë Haradinaj ku sipas tij aka 20% e njohjeve më pak në këtë qeveri.
Postimi i plotë nga Bashmir Xhemaj.
100% shtet por në krahasim me kohën para vitit 2017 Kosova ka 20% njohje më pak. Tërheqja e njohjes nga Togo është një tjetër lajm i keq dhe një tjetër dështim i diplomacisë. Kjo foto është shkrepur në shkurt të vitit 2014 në Togo gjatë takimit të parë me ministrin e Jashtëm, Robert Dussey. Muaj më vonë erdhi edhe njohja.
