Faqja e cila e merret me krijimin e lojërave në internet Trigonom, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, duke bërë që numri i lojërave të shkarkuara nga faqja në fjalë të shkojë në 5 milionë.
Këtë e ka bërë të ditur themeluesi i Trigonom, Mentor Paçarada, i cili në profilin e tij në Facebook ka shkruar se shkarkimet janë bërë nga 204 shtete të botës, ku disa shtete as që po i njoh, si psh “Sint Maarten”.“Një super bravo shkon për ekipen: Antonin, Gentin, Lendin e Arvanin (Genen dhe Kaltrinen) që u kujdes për çdo detaj me qenë perfekt në çdo lojë që e kemi lansuar në store, si dhe një 5 milionë falemnderime për krejt userat që përdorin lojërat tona, si ato argëtuese dhe ato educative”, ka shkruar ai.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Paçaradës: