Agim Veliu, Nënkryetar i LDK’së, ka thënë se porosia e tij drejtuar Driton Selamanjt për ardhjen e njerëzve që kanë ikur nga partitë e tjera vlen edhe për deputetët tjerë.
Veliu ka thënë se nuk ka çka t’i shtojë porosisë së tij drejtuar deputetëve dhe zyrtarëve tjerë të LDK’së.
“Krejt çka kam pasë e kam thënë për ato ftesa i kam thënë”, ka deklaruar Veliu, për Express, të dielën.
Pas një ftese të Driton Selmanajt drejtuar Krahut të Molliqajt, Veliu kishte reaguar duke kundërshtuar një ide të tillë. Kishte thënë se në LDK mund të hyjnë ata që pajtohen me politikat e kësaj partie por jo edhe ata që ikur nga foletë e tyre të djegura.
“Bashkimi me filozofinë tonë politike, assesi nuk funksionon mbi bazën e ftesave e nominimeve përmes televizioneve, e aq më pak kur bëhet fjalë për shtegtarë, që ikin nga foletë e tyre të djegura”, kishte thënë Veliu.
Deklarata sikur të Selmanajt ka dhënë edhe Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se “janë të hapur për secilën fytyrë publike që mendon sikur LDK-ja”, duke mos e përjashtuar këtu as Shpend Ahmetin.
Megjithëse ka hezituar të përgjigjet, Abdixhiku ka lënë derën e hapur edhe për Shepnd Ahmetin që të shkojë në LDK.
“Në qoftë se i ndërron bindjet (Shpend Ahmeti) mundet me qenë…”, ka thënë Abdixhiku, për interaktiv.
“LDK vazhdon t’i ketë dyert e hapura”, ka thënë ai.
“Janë të hapur për secilën fytyrë publike që mendon sikur LDK-ja”, ka shtuar ai.
Abdixhikut ka folur për Ahmetin në Interaktiv të KTV’së prej minutës 25 deri në minutën e 26.