Ballkani ka dhuruar një spektakël të rrallë në lojën e cila është zhvilluar në Therandë, ku si mysafirë ka pas kampionët nga Drenasi, Feronikelin. Ka qenë minuta e 5-të, ku Blend Baftiu ka bombarduar me një gol portën e Feronikelit, për të vazhduar me golin e dytë në minuten e 15-të, nga Besnik Krasniqi.
Ballkani ka shënuar fitore ndaj kampionëve në fuqi të Superligë, Feronikelit me rezultatin 3:1 në kuadër të xhiros së dytë.
Pas ndeshjes, ka folur kryetrajneri i Ballkanit, Ismet Munishi i cili u shpreh shumë i lumtur me tre pikët e fituara.
“”Patëm pak fat sepse i shënuam golat herët, vrapuam më shumë se kundërshtari, Feronikeli ka lojtar shumë cilsor në radhët e veta, fituam me meritë sepse ishim më të mirë se kundërshtari, jam shumë i kënaqur me rezultatin dhe i përgezojë futbollistët për angazhimin”, ishin fjalët e Ismet Munishit, pas ndeshjes.