Ka tash e sa ditë që spekulohet për një krizë në martesën Getoar Selimi dhe Marina Vjollca.
Ndonëse dyshja nuk u prononcuan rreth kësaj çështje, distanca e tyre në rrjetet sociale bëri që fansat të aludojnë për prishje të raporteve mes tyre.
Mirëpo duket se gjithçka po del të jetë e pavërtetë dhe këtë gjë e kanë konfirmuar vet çifti përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
“Mahalla mood”, ka shkruar Geti në mbishkrimin e kësaj fotografie, në të cilën nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e shumta.
Përndryshe, reperi dhe prezantuesja e njohur kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 10 shtator të vitit 2017.