
Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka treguar se është kundër përdorimit të teknologjisë së ndihmësit të videove (VAR), i cili po përdoret në Premierligë për herë të parë këtë sezon.
Premierliga është e fundit nga pesë ligat më të mira të Evropës që ka vënë në përdorim VAR-in.
Teknologjia mori kritika në fundjavën e dytë të sezonit pasi anuloi një gol fitues në minutat e fundit për Manchester Cityn në ndeshjen e tyre kundër Tottenham Hotspur, transmeton lajmi.net.
“Nuk më pëlqen [VAR]. Kjo është përgjigja ime. Mua nuk më pëlqen sepse e dua futbollin ashtu si është”, tha Salah në një intervistë për CNN.
“Është sikur që gjyqtarët bëjnë gabime, me agresionin e lojtarit ndonjëherë”.
“Unë pranova futbollin me gabimet e gjyqtarit dhe gabimet e lojtarëve”.
“Ky është se futbolli është më tërheqës. Është mirë që ndonjëherë të mbroni lojtarët nga loja e rrezikshme. Por mirë, është kështu siç është”, deklaroi egjiptiani.