970×90
970×90

Nisma e injoron ministrin e saj të Arsimit, kjo është arsyeja

Nisma e injoron ministrin e saj të Arsimit, kjo është arsyeja

Ministri në largim i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është injoruar nga partia e tij, Nisma Socialdemokrate, në rastin e përurimit të një shkolle në Malishevë.

Bytyqit i ka mbetur hatri që Komuna e Malishevës, që poashtu udhëhiqet nga Nisma, nuk ka organizuar një festë për hapjen e punimeve për ndërtimin e kësaj shkolle.

Në njoftimin për nisjen e punimeve për shkollën e re, Bytyqi e ka cilësuar gafë injorimin që ia ka bërë Komuna e Malishevës, duke mos i organizuar një përurim me prerje shiritësh siç ndodhë rëndom.

“Sot ndjehem mirë edhe pse në mungesë e i privuar nga festa e hapjes së siparit të punimeve, meqë eksponentë të ndryshëm në ligështimin e tyre bëjnë gafa përuruese qoftë edhe pa drejtuesin e dikasterit apo premtuesin elektoral të projektit!”, ka shkruar Bytyqi.

Injorimin e Nismës në Malishevë, Bytyqi e ka lidhur me fushatën elektorale dhe disa eksponentë, këto veprime të të cilëve i ka quajtur “imitime autoritetesh”.

“Kisha dashur shumë që ky përurim të mos të kishte të bënte as me fushata elektorale e as me imitime autoritetesh, sepse mrekullisht objekti modern i shkollave si kjo që sot ka filluar të ndërtohet tek ju është thjeshtë detyrim ndaj brezit të ri i cili sot është veçse etje diturie dhe nesër uroj të bëhet si pari shpatulla shoqërie!”, ka shkruar ai. 

Related posts