Nisin votimet në Rusi, Putini drejt mandatit të katërt
18 Mars 10:17
Qytetarët me të drejtë vote në Rusi janë duke votuar sot në zgjedhjet presidenciale, ku pritet që presidenti aktual, Vladimir Putin të fitojë mandatin e katërt.
Pyetja e vërtetë është nëse pjesëmarrja në votime do të jetë e lartë, në mënyrë që Putin të fitojë bindshëm.
Zgjedhjet në Rusi përkojnë me katërvjetorin e aneksimit të paligjshëm të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska.
Presidenti në detyrë, Putin 65-vjeçar, teksa ka votuar në Moskë ka thënë se çdo pjesëmarrje e votueshme që do t’i lejojë presidentit të përmbushë detyrat e tij është një “sukses”.
“Jam i sigurt se programi që unë ofroj është i duhuri”, citohet të ketë thënë Putin.