Njëri nga drejtimet e hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit çon edhe nga mundësia se urdhëruesit dhe kryerësit janë të njëjtët persona që kanë organizuar vrasjen e Dimitrije Janiqijeviqit,
Kështu, siç transmeton Gazeta Express, “Veçernje Novosti”, duke shtuar se “shumë ngjashmëri ndërmjet vrasjes qyqare të liderit të Iniciativës Qytetare SDP e kanë orientuar një pjesë të hetimeve drejt zbulimit të lidhjeve të mundshme ndërmjet këtyre dy rasateve”.
“Të dy janë vrarë me armë zjarri të kalibrit 9 milimetra, në të njëjtën datë – më 16 janar, vetëm në një distancë prej katër vitesh, të ngjashme janë edhe disa ngjarje që i kanë paraprirë likuidimit. Janiqijeviq u vra në prag të shtëpisë së vet në veri të Mitrovicës. Vrasësit e tij, motivet dhe urdhëruesit kurrë nuk u zbuluan. Disa herë iu dogj vetura…”, shkruan gazeta beogradase, duke shtuar se besohet se edhe Janiqijeviqi është vrarë për shkak të angazhimit politik, si anëtar i Partisë së Pavarur Liberale./Gazeta Express
Oliver Ivanoviq ishte lider i serbëve të Veriut të Mitrovicës. Kishte shërbyer si edhe si deputet i Parlamentit të Kosovës.
Një kohë ishte në proces gjyqësor për krime luftë. Ishte shpallur fajtor për krime lufte. Por, lënda ndaj tij ishte kthyer në rigjykim.
Vrasjen e tij janë duke e hetuar prokurorët e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Ende asnjë person nuk është arrestuar. Ndërkohë, ka pasur akuza se vrasjen e tij e kanë bërë strukturat kriminale të lidhura me Serbinë. Nuk e kanë ndërlidhur me vrasjet etnike.