Avokati i njohur Tomë Gashi, duke uruar anëtarësimin në Lëvizjen Vetëvendosje të Haki Abazit ka paralajmëruar se së shpejti edhe ai do të jetë pjesë e kësaj partie politike.
“ Bravo Zotni Haki së shpejti do të jemi bashkë” ka shkruar Gashi në foton e publikuar nga Albin Kurti.
Ky mund të jetë përforcimi i tretë i radhës i Vetëvendosjes, pas Shpejtim Bulliqit dhe Haki Abazit.