Ramush Haradinaj e Shpend Ahmeti të hënën pritet ti vënë firmat në dokumentin që i bashkon në koalicion qeverisës – para zgjedhjeve që pritet të mbahen sivjet në Kosovë.
Marrëveshja ndërmjet AAK dhe PSD-së është arritur të premten në mbrëmje, siç ka raportuar sot Gazeta inFokus, por Klan Kosova e ka konfirmuar këtë lajm nga burimet e veta.
Madje një koalicion të mundshëm parazgjedhor ndërmjet dy partive opozitare – Visar Ymeri i PSD-së – e ka paralajmëruar edhe para dy ditësh në Info Magazine.
“Kemi pasur dhe kemi diskutime. Deri tashmë kemi biseduar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por nuk kemi të definuar dhe të nënshkruar asgjë. Javën e ardhshme besoj se gjërat do të qartësohen më shumë”, ka thënë Ymeri të enjten më 15 gusht.