Drejtori i Urbanizmit në Pejë, Rajan Arapi ka reaguar për hedhjen e mbetjeve të prerjes së kurbanëve për festën e Bajramit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata persona që e kanë bërë një gjë të tillë e kanë kanë terrorizuar familjet me kundërmim, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, ata persona “duhet ta harrojnë sevapin”.
Ky është postimi i tij në Facebook:
Ju që mbetjet e kurbanit i keni hedhur në kontenjer të mbeturinave harrojeni sevapin!!! Përkundrazi ju keni terrorizuar me kundërmim të gjitha ato familje që banojnë afër tyre, dhe më e keqja rrezikoni fëmijët nga ndonjë epidemi. TURP!
P.s Foto nuk po postojë për t’ju kursyer nga pamjet horror. /