970×90
970×90
970×90
970×90

Gjykata Speciale, aktakuzat e para i bënë në verë, avokatët bëhen gati

Gjykata Speciale, aktakuzat e para i bënë në verë, avokatët bëhen gati

Avokatët nga Kosova tregojnë për interesimin e të akuzuarve potencial për Gjykatën Speciale.
Avokatët kosovarë të akredituar nga Gjykata Speciale kanë nisur kontaktet me njerëz që mund të jenë klientë të tyre. Ata kanë marrë vesh se gjatë vetës do të ngritën aktakuzat e para.

Avokati Tahir Rrecaj, tregon për televizionin T7 se angazhimi i tij është më i madh tash, kur është akredituar nga Dhomat e Specializuara për mbrojtjen e të akuzuarve eventual të pjesëtarëve të UCK-së.

Rrecaj shpreson se aktakuzat e para do ngritën kësaj vere.

“Shpresoj dhe besoj që kah fundi i verës dhe fillimi i vjeshtës së këtij viti sepse tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret”, tha Rrecaj.

Nga Kosova është akredituar edhe avokati Arianit Koci.

Pagesa e avokatëve do bëhet nga vetë klientët, por në raste kur i akuzuari nuk ka mundësi atyre iu vije në ndihmë Qeveria e Kosovës.

“Një pjesë e pagesës mund të jetë edhe subvencion i Qeverisë së Kosovës”, tha Koci për T7

Në mesin 40 avokatëve mbrojtës 15 janë me shtetësi të Kosovës, 7 nga SHBA-të, 5 nga Britania e Madhe, 8 nga Serbia, një nga Holanda, 2 nga Kanadaja, një nga Mali i Zi dhe një nga Maqedonia.

Related posts