
Mes lotëve dhe ulërimave, miqtë i dhanë lamtumirën shqiptares Sabrina Lekaj. Arkivoli i 20-vjeçares ishte në ngjyrë rozë, ndërsa në krye qëndronte një foto ku Sabrina shfaqej e buzëqeshur.
Ndërsa trupi po i dërgohej në varreza, ku do të prehet përgjithmonë, vëllai i saj i vogël lëshoi në qiell 20 tullumbace të bardha, aq sa ishte dhe mosha e Sabrinës.
Petrit Lekaj, me origjinë nga Shkodra dhe prej vitesh emigrant në Australi, është akuzuar për vrasjen e së bijës. 49-vjeçari vijon të qëndrojë në spital, ku ruhet nga forcat e policisë. Nuk dihet ende nëse ai ka kërkuar që të marrë pjesë në ceremoninë mortore.








