970×90
970×90
970×90
970×90

Këshilltari i lartë i diplomacisë kosovare: Kosova është shembull për Serbinë*

Këshilltari i lartë i diplomacisë kosovare: Kosova është shembull për Serbinë*

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka mohuar raportimet e medieve se Drejtoria Kufitare e Policisë së Kosovës ka marrë vendim për të mos i njohur pasaportat serbe kur qytetarët e Serbisë hyn në Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Zyberaj ka shkruar se Kosova mbetet e përkushtuar të zbatojë në mirëbesim të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e Bruksel. Shkruan gazetaprojekti.com

Sipas tij, Kosova ka zbatuar me sukses marrëveshjen për lëvizjen e lirë që ka normalizuar lëvizjen e popujve midis dy vendeve. 

Ky është postimi i plotë i Zyberajt:

 Kosova mbetet e përkushtuar të zbatojë në mirëbesim të gjitha marrëveshjet e arritura në Dialog në Bruksel. 

Kosova mund të shërbejë si një shembull për Serbinë* në këtë drejtim. 

Ne kemi zbatuar me sukses marrëveshjen për lëvizjen e lirë që ka normalizuar lëvizjen e popujve midis dy vendeve. Kosova respekton plotësisht marrëveshjen dhe mbetet e angazhuar për detyrimet ndërkombëtare që ka marrë. 

Lëvizja e lirë është një element kyç i integrimit evropian dhe bashkëpunimit më të fortë rajonal. 

Por Serbia* po ndërmerr veprime që kërcënojnë këtë marrëveshje dhe po vazhdon të krijojë pengesa për qytetarët tanë dhe po vazhdon me propagandën e saj për gjoja masa “ekstreme”.

Qytetarët e të dyja vendeve mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim, por nëse duan të kalojnë nga Serbia* në një shtet të tretë, u nevojitet pasaporta. 

Bashkimi Evropian si lehtësues dhe garantues i marrëveshjeve të arritura në Bruksel duhet të ndalojë Beogradin nga sjellja dhe veprimet aktuale.

*Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera. 

Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon.

Related posts