970×90
970×90
970×90
970×90

Pamje nga aksidenti i rëndë i një kosovari që po vinte nga gurbeti: Vdiqën tre serbë, djali me nënë, dhe fëmija i tij 8 vjeç

Pamje nga aksidenti i rëndë i një kosovari që po vinte nga gurbeti: Vdiqën tre serbë, djali me nënë, dhe fëmija i tij 8 vjeç


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Serbi, ku një kosovar që po vinte nga Finlanda, është aksidentuar me një automjet të një familje serbe, në autostradën Beograd – Nish.


Tre persona të një familje serbe ngelën të vdekur dje në autostradën Beograd – Nish, pas një veturë me targa finlandeze e cila po drejtohej nga kosovari Adem Smajli 45 vjeç goditi veturën tjetër, duke lënë të vdekur Aleksandar Pesic 42 vjeç nga Kragujevci, nënën e tij Stanica 75 vjeçe dhe djalin e tij 8 vjeçar.

Në aksident sipas mediave serbe u lëndua rënd edhe djali binjak i viktimës i cili po lufton për jetën në Qendrën e Urgjencës në Beograd, përcjell reporteri.net.

Aleksandri sipas mediave serbe, kishte qenë në pushim për disa ditë në një liqen në Serbi, bashkë me nënën dhe dy djemtë e tij binjak, pasi nga bashkëshortja ishte ndarë disa vite më parë.

Vetura e viktimave ishte goditur nga mbrapa dhe fluturoi rreth 100 metra jashtë rrugës.

Aleksandri, i cili po drejtonte automjetin dhe nëna e tij, e cila ishte në sediljen e pasagjerit, u vranë në vendin e ngjarjes, thanë autoritetet hetuese.

Në makinën e drejtuar nga Adem Smajli ishin edhe gruaja e tij dhe dy fëmijët, dhe asnjëri prej tyre nuk u lëndua.

Related posts