970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

A ka Kosova para për zgjedhje?

A ka Kosova para për zgjedhje?

Për skeptikët se mund të ketë probleme finaciare Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, Ministri në detyrë i Financave Bedri Hamza, jep përgjigje të saktë se ka para.

Mbajtja e zgjedhjeve të Parakohshme, jo domosdoshmërisht do ta prodhoj shpejt Qeverinë. E në rast të vonesave, sic ka ndodhur në të kaluarën, atëherë rrezikon të shtyhet edhe votimi i buxhetit.

Kjo më pas do të shkaktonte goxha telashe. Por Ministri i Financave në Detyrë, Bedri Hamza, beson që dicka e tillë nuk do të ndodh.

Alokimi i mjeteve për zgjedhje nuk është ndonjë problem ka theksuar Hamza, dhe ka bërë të ditur se diçka e tillë nuk mund të ndodhë.

Ky reagim i Ministrit Hamza, vjen pas disa spekulimeve se KQZ nuk posedon mjete të  mjaftueshme të nis organizimin e zjedhjeve.

Related posts