
Sot është ditë e veçantë në familjen e Medës.
Djali i Medës, Lorisi sot feston ditëlindjen dhe prindërit e tij kanë bërë një befasi për të në këtë ditë të veçantë, shkruan lajmi.net.
Meda dhe bashkëshortja e tij, kishin mbledhur shokët e të birit dhe i kanë përgatitur një festë të mbushur me tullumbace. S’kishte si të mungoj as torta e ditëlindjes prindërit i kishin përgatitur një ëmbëlsirë në formë të topit.
Këngëtari në llogarinë e tij në Instagram ndau një video nga festa dhe ia bashkëngjiti këtë urim: “Urime Loris edhe 100 te lumtura nga Babi e Mami”.