Në një nga rrugët e Fushë Kosovës, një veturë është përfshirë nga flakët.
Shkaqet që çuan deri tek ky aksident nuk dihen mirëpo sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, vetura ka qenë në lëvizje kur ka filluar të digjet.
Pasagjerët thuhet të kenë shpëtuar pa ndonjë lëndim ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet policiore.
Aty janë mbledhur edhe një numër i madh i qytetarëve të cilët janë munduar t’i dalin në ndihmë shoferit dhe pasagjerëve të tjerë që ndodheshin në veturë.