Grafeni është një term që njihet në fushën e teknologjisë dhe të shkencës që prej një viti. Kohët e fundit ka marrë më shumë popullaritet për shkak të një cilësie të këtij materiali. Kjo cilësi është përcjellshmëria e shkëlqyer, jo konvencionale që lind midis dy fletëve të grafenit kur rrotullohen në një kënd magjik që në këtë rast është 1.1 gradë. Është një material i përbërë nga karboni me atome që kanë një formë hekzagonale. Ata që arritën ta izolojnë këtë material ishin rusët Andréy Gueim dhe Konstantín Nosiólov. Puna e tyre mbi grafenin u dha një çmim Nobel në vitin 2010. Ka disa karakteristika shumë interesante. Një fletë e grafenit është 200 herë më rezistente se çeliku dhe 5 herë më e lehtë se alumini. Grafeni është më i fortë se diamanti, fleksibël si një gomë dhe një përcjellës i shkëlqyer (më i mirë se silici) që konsumon më pak energji.Produktet me grafen.
Në fakt ka disa produkte që kanë grafen si raketat e tenisit, sensorët dhe bateritë, por në të ardhmen mund të ketë aplikime më interesante për shkak të gamës së gjerë të përparësive që ai ofron. Vitin e kaluar në Barcelona BrainCom, një projekt të financuar nga Bashkimi Europian që ka për qëllim monitorimin e aktivitetit cerebral të lidhur me të folurin u përdor një sensor fleksibël të bazuar mbi grafen. Thuhet se Samsungu po punon në prodhimin e baterive të derivuara nga ky produkt që do të zgjasin 45% më shumë se ato të zakonshme dhe që mund të karikohen deri në 6 herë më shpejt. Elektronet mund të kenë superpozicione arbitrare që mund të jenë të dobishme për llogaritjen kuantike që është hapi i radhës në revolucionin informatik. Për shkak të përcjellshmërisë, grafeni është ideal në zhvillimin e internetit dhe të transistorëve, për fleksibilitetin mund të përdoret në ekranet e përkulshme dhe rezistenca lejon që të ndërtohen materiale për automjetet, materialet e ndërtimit dhe të kontenierëve të ndryshëm. Është një material që ka cilësi elektrike, kimike dhe mekanike të jashtëzakonshme. / bota.al