Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7 ku ka folur për situatën aktuale politike në vend, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit.
Berisha ka komentuar edhe reagimet e PDK-së dhe të Kadri Veselit për dorëheqjen e Ramush Haradinajt.
I pyetur për “hidhërimin” e Kadri Veselit dhe të tjerëve për dorëheqjen e Ramush Haradinajt pa paralajmërim, ai ka thënë “Le të pinë ujë të ftoftë. Ujë të ftoftë me akull bile. Ndoshta edhe flladiten”.
“Edhe ashtu të gjithë kanë kërkuar zgjedhje të reja dhe ja ku i kanë”, tha ai.