970×90
970×90

ARKEP, i mundëson IPKO-s dhe Telekomit, shfrytëzimin e resurseve frekuencore edhe për 20 vite

ARKEP, i mundëson IPKO-s dhe Telekomit, shfrytëzimin e resurseve frekuencore edhe për 20 vite

Kryertari i bordit të Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), z, Kreshnik Gashi, ka njoftuar për vazhdimin e përdorimit të resurseve frekuencore nga Telekomi i Kosovës dhe nga Ipko, shkruan gazetaprojekti.com.

Ai, ka treguar se kjo marrëveshje është arritur për 20 vitet e ardhshme, ndërsa për Z-Mobile, janë në pritje të vendimit të raportit me Telekomin.

Statusi i plotë nga, Gashi.

Sot, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) u ka vazhduar edhe për 20 vitet e ardhshme përdorimin e resurseve frekuencore, Telekomit të Kosovës dhe IPKO-s.

Ky është një moment i rëndësishëm i përfundimit të as një procesi të gjatë prej 18 muaj, i cili do të mundësoj operatorëve rrjetit të telekomit zhvillim të sektorit, por edhe mundësi të reja në zhvillim të tregut.

Poashtu ju njftoj, se jemi në pritje të vendimit zyrtar të Telekomit te Kosovës lidhur me raportin me Z Mobile.

Nderhyrja e ARKEP para hyrjes në fuqi të cfardo vendimi te Telekomit të Kosovës do te ishte nderhyrje ne procesin e raportit komercial, por objektiv i yni mbetet sigurimi i vazhdimësisë së shërbimit për konsumatorët.

Related posts