970×90
970×90

Haradinaj dëshiron ta themeloj edhe një komunë, ja për cilen bëhet fjalë

Haradinaj dëshiron ta themeloj edhe një komunë, ja për cilen bëhet fjalë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepin, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet në vend.


Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se me deputeten Rexhepi, njëherësh kryetare e Partisë së Re Demokratike (NDS), ka diskutuar edhe për shtyerjen tutje të procesit për themelimin e Komunës së Zhupës.

“Prita në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës dhe kryetare e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilia Rexhepi, me të cilën diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për shtyerjen tutje të procesit për themelimin e Komunës së Zhupës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Related posts